Ish-presidenti amerikan, Sonald Trump ka mohuar thashethemet dhe pretendimet e regjisorit se ka qenë ai që ka këmbëngulur për pjesëmarrjen në filmin “Home Alone”.
Trump ka sqaruar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, se ekipi i prodhimit të filmit “po më lutej që të kisha një paraqitje të shkurtër”.
Trump tha për filmin e vitit 1992: “Ata morën me qira hotelin Plaza në Nju Jork, të cilin unë e zotëroja në atë kohë. Isha shumë i zënë dhe nuk doja ta bëja. Ishin shumë të këndshëm, por mbi të gjitha këmbëngulës.
Unë rashë dakord, dhe pjesa tjetër është histori! Filmi ishte një sukses i madh, dhe ende është, veçanërisht në kohën e Krishtlindjes. Njerëzit më thërrasin sa herë që transmetohet.”
“Ai e kërkoi pjesën e tij në film”, tha Columbus, i cili raportoi se Trump thoshte: “E vetmja mënyrë që mund të përdorni Plaza është nëse unë jam në film.”