-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncesionet dhe farmacitë, në hetim edhe gruaja e Beqajt (Skema dhe dyshimet)

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet dhe kontrollet për koncesionet e shëndetësisë. Një ditë më parë BKH kreu kontrolle në farmacinë “Delta Farma”, por dhe “Ditë Natë” dhe të tjera në Tiranë.

Nga kontrollet në këto subjekte, agjentët e BKH kanë sekuestruar dokumente shkresore, si edhe pajisje elektronike. Paraprakisht raportohet se po hetohet për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike.

SPAK dyshon se Ilir Beqaj përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’, e cila i është shitur më pas ‘Delta Holding’ ka tentuar të fshehë pasurinë. Në hetime nga SPAK është vënë edhe bashkëshortja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj.

Ajo rezulton se ka pasur 15% të aksioneve të ‘Albanian Food and Hospitality’, një kompani e krijuar në vitin 2019, ndërsa me datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes. Ka dyshime se Beqaj gjatë kohës që ishte ministër ka lidhur kontrata klienteliste me ‘Delta Pharma’ dhe me farmacitë ‘Ditë e Natë’.

Me kërkesë të prokuroreve të posaçëm Elida Kaçkini dhe Dorina Bejko janë nisur kërkesa ndaj disa institucioneve shtetërore dhe financiare, mes të cilave bëhet fjalë për sigurimin e të dhënave rreth pasurive të luajtshme apo të paluajtshme, bankat e nivelit të dytë etj.  Aktualisht Beqja është në masë sigurie për dosjen e Sterilizimit.

Tenderat e Beqajt në shëndetësi/ SPAK dhe BKH kontroll disa kompanive farmaceutike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit