Prezenca e tij në formatin e famshëm “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh, ndërsa burime ekskluzive për Iconstyle bëjnë me dije se Luiz Ejlli do të ketë rolin e opinionistit.
Sipas “Iconstyle”, Luizi s’do të jetë “vëllai i madh” i produksionit, por “vëllai i madh” që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.
Ende nuk dihet kush do të jetë krah Luiz Ejllit në pozicionin e opinionistit tjetër.
Ndërkohë Top Channel ka lançuar reklamën e cila paralajmëron nisjen e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.
Në reklamë bie në sy prezenca e Ledion Liços i cili konfirmon kështu zërat se do të jetë ai që do ta moderojë këtë edicion dhe jo Arbana Osmani.
“Po këta të tjerët kush janë?” Ledion Liço zyrtarisht moderator i “BBV3”