-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mashtronin grekët dhe i’u merrnin paratë, goditet “Call Centeri” në Korçë, dy të arrestuar

Kryesoret

Një tjetër veprimtari e “Call Center-ave” është goditur nga policia.

Siç raportohet në kuadër të operacionit “Kriptonite”, kanë rënë në pranga personat me inicialet K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe K. F., 29 vjeç, banues në Korçë.

policia njofton se këta persona mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë.

Gjithashtu janë Sekuestruar 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kriptonite”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe të punësimit të paligjshëm.

Mashtronin shtetas grekë, duke iu marrë të dhënat e llogarive bankare dhe duke transferuar shuma parash nga llogaritë e tyre, në llogari të tjera të paidentifikuara, nëpërmjet agjentëve fiktivë, vihen në pranga 2 shtetas.

Në subjektin tregtar të përshtatur për këtë veprimtarinë kriminale, ishin punësuar në mënyrë të paligjshme 7 shtetas.

Sekuestrohen 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, fatura fiktive, fatura transaksionesh bankare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kriptonite”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë;

-K. F., 29 vjeç, banues në Korçë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit