-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritet vendimi për të, Sali Berisha: Nuk kam asnjë lloj impresioni

Kryesoret

Sali Berisha gjatë një konference për shtyp është përgjigjur në lidhje me vendimin i cili pritet të merret ndaj tij në lidhje në masën arrest shtëpie apo arrest me burg.

Ish-kryeministri është përgjigjur i qetë se nuk ndjen asnjë presion në lidhje me vendimin dhe se qëndrimi i tij është vetëm mbrojtja për shtetin ligjor.

” Unë nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Beteja ime është pa kthim
Qëndrimi i Sali Berishës nga dita 1 gjer sot është vetëm një, mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por nuk ekziston. Mbrojtja e Kushtetutës kjo absolutisht për asnjë interes personal, por për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë vetëm me praninë e shtetit ligjor. Ndryshe ajo është iluzion dhe joreale.”

Berisha foli edhe për bisedat e tij me avokatët duke thënë se nuk ndërhyn në punën e tyre.

“Ata ushtrojnë profesionin e tyre dhe duhet ta ushtrojnë atë profesion në variantin më të mirë, më dinjitoz që ata e konsiderojnë.
Unë nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Beteja ime është pa kthim. Kjo është ajo që unë kam deklaruar dhe ajo betejë do vazhdojë gjer në triumfin e plotë, rikthimin e pluralizmit politik në vendin tim” u shpreh ish-kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit