Ruben Saraiva, portugezi i cili vrau biznesmenin Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës pritet që të ekstradohet në Shqipëri.
Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh ndodhen në Rabati për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të portugezit nga Maroku drejt vendit tonë.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri pritet të bëhet të dielën me 31 dhjetor, ndërsa për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.