Arsenal mori një humbje befasuese përballë West Ham me rezultatin 0-2.
Topçinjtë e nisën sfidën mirë, kontroll i lartë i topit dhe pasime të shpejta, por në minutën e 13 miqtë befasuan me një gol të Soucek. Shikoni golin
Të besuarit e Artetës vazhduan me lojën e tyre duke dominuar gjer e gjatë ndeshjen, West Ham nga ana tjetër krijoj një mbrojtje të qëndrueshme dhe arriti të mbyllte pjesën e parë në avantazhin 0-1.
Në të dytën u ndoq i njëjti historik loje, Arsenal mban topin dhe krijon, por West Ham shënon.
Në minutën e 55 Mavropanos shënoi dhe golin e 0-2, duke lënë të shtangur vendasit, të cilët mund të pësonin një disfatë edhe më të thellë nëse Benrahma nuk do gabonte një 11 metërsh në mbyllje të sfidës.
Me këtë disfatë Arsenal mbetet në kuotën e 40 pikëve, dhe njëkohësisht dorëzon kreun e Premier tek Liverpool i cili udhëheq i vetëm me 42 pik.
West Ham ndërkohë arrin në kuotën e 33 pikëve dhe mban vendin e gjashtë.
E martë 26 dhjetor
Newcastle – Nottingham Forest 1-3
Bournemouth – Fulham 3-0
Sheffield United – Luton 2-3
Burnley – Liverpool 0-2
Manchester United – Aston Villa 3-2
E mërkurë 27 dhjetor
Brentford – Wolverhampton 1-4
Chelsea – Crystal Palace 2-1
Everton – Manchester City 1-3