-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

West Ham triumfon në derbin me Arsenalin, Liverpool i vetëm në komandë

Kryesoret

Arsenal mori një humbje befasuese përballë West Ham me rezultatin 0-2.

Topçinjtë e nisën sfidën mirë, kontroll i lartë i topit dhe pasime të shpejta, por në minutën e 13 miqtë befasuan me një gol të Soucek. Shikoni golin

Të besuarit e Artetës vazhduan me lojën e tyre duke dominuar gjer e gjatë ndeshjen, West Ham nga ana tjetër krijoj një mbrojtje të qëndrueshme dhe arriti të mbyllte pjesën e parë në avantazhin 0-1.

Në të dytën u ndoq i njëjti historik loje, Arsenal mban topin dhe krijon, por West Ham shënon.

Në minutën e 55 Mavropanos shënoi dhe golin e 0-2, duke lënë të shtangur vendasit, të cilët mund të pësonin një disfatë edhe më të thellë nëse Benrahma nuk do gabonte një 11 metërsh në mbyllje të sfidës.

Shikoni golin

Me këtë disfatë Arsenal mbetet  në kuotën e 40 pikëve, dhe njëkohësisht dorëzon kreun e Premier tek Liverpool i cili udhëheq i vetëm me 42 pik.

West Ham ndërkohë arrin në kuotën e 33 pikëve dhe mban vendin e gjashtë.

E martë 26 dhjetor
Newcastle – Nottingham Forest 1-3
Bournemouth – Fulham 3-0
Sheffield United – Luton 2-3
Burnley – Liverpool 0-2
Manchester United – Aston Villa 3-2

E mërkurë 27 dhjetor
Brentford – Wolverhampton 1-4
Chelsea – Crystal Palace 2-1
Everton – Manchester City 1-3

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit