-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Veteranit/ Organizatat e UÇK-së: Kurti ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve

Kryesoret

Në ditën e Veteranit organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se është anti-UÇk.

“Kryeministri Albin Kurti, sipas kategorive të luftës, ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve dhe po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve” ka thënë Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari.

I cili tha gjithashtu se në vitin 2024 të gjithë së bashku do t’i thonë  stop jo vetëm kryeministrit Kurti por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së.

“Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është qeveri anti-UÇK.

Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive dhe ne e diskutuar dhe në vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit