-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

 GJKKO jep sot masën e sigurisë për Sali Berishën, SPAK kërkon “arrest shtëpie” me polic tek dera

Kryesoret

Ditën e sotme do të jepet masa e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha nga Gjykata e Posaçme ku seanca pritet të fillojë në orën 12:00.

Ndaj Berishës SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” dhe ndalim komunikimi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Më herët ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit