Gjykata e Posaçme izolon Sali Berishën. Gjyqtarja Irena Gjoka shpalli sot vendimin, duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin. Por ku ndodhet Berisha tani? Avokati i tij, Genci Gjokutaj deklaroi në një prononcim për mediat jashtë dyerve të gjykatës se “zoti Berisha ndodhet në shtëpi”.
Arresti i shtëpisë do të shoqërohet me mbikëqyrje policore që do të thotë se në derën e shtëpisë së Sali Berishës do të vendosen efektivë. Sa i përket kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, avokati tha se e kishte nisur me postë, por që sipas gjyqtares nuk kishte ardhur akoma deri në dhënien e vendimit.