Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit të shtëpisë ndaj babit të tij.
“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!” shkruan Shkëlzeni.
Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë për Sali Berishën nga “Detyrim Paraqitje” në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.