-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare! Shqipëria pjesë e turneut në Algjeri, 3 përballje para Euro2024

Kryesoret

Përpara fillimit të fazës së grupeve të Gjermani2024, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë 3 miqësore, për ti dhënë mundësinë lojtarëve të bëjnë përgatitjen e duhur, si dhe trajneri Sylvinho të bëjë përzgjedhjet e tij në grupin prej 23 lojtarësh që do në përfaqësojë në këtë europian.

Pak ditë më parë u përfol se Shqipëria do të luaj një turne kundër Algjerisë, Bolivisë dhe Afrikës së Jugut, tani ka ardhur zyrtarizimi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Federatës algjeriane e cila do të jetë mikpritësja e turneut.

“Algjeria ka pasur privilegjin të caktohet nga FIFA për të organizuar këtë edicionin e parë të këtij turneu ndërkombëtar, i cili do të organizohet nën kujdesin e organizmit ndërkombëtar. Përveç Algjerisë, në turne do të marrin pjesë edhe Bolivia, Shqipëria dhe Afrika e Jugut”, bëri të ditur presidenti i federatës algjeriane Velid Sadi.

Gjithashtu u bënë të ditura dhe datat në të cilat do të luhen ndeshjet si dhe struktura që do të ketë ky kompeticion.

“Ky turne ndërkombëtar do të luhet në datat e FIFA-s nga 18 deri më 26 mars, në mesin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë kësaj date të FIFA-s, kombëtaret afrikanë do të jenë aty me fillimin e raundit paraprak të kualifikueseve për “Kupën e Kombeve Afrikane 2025.

Para fillimit të këtij turneu, do të hidhet shorti për të caktuar dy gjysmëfinalet që do të luhen në stadiumet “Miloud-Hadefi” në Oran dhe stadiumin e “19 Majit 1956” në Annaba, ndërsa finalja do të zhvillohet në stadiumin “Nelson-Mandela” në Baraki. Ky turne do të ketë praninë e anëtarëve të rëndësishëm të FIFA-s, dhe ndoshta presidentit të saj Gianni Infantino”, tha Sadi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit