-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbi 3 mln Euro nga katet shtesë”! Rama: Nuk kam faj për hajdutët pas kurrizit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot edhe njëherë se nuk ka asnjë përgjegjësi për ish-ministrat dhe drejtorët e tij që janë arrestuar për shkelje dhe korrupsion.

Përgjegjësia e qeverisjes është e kryeministrit dhe përgjegjësia penale është individuale. Individë që abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe përpiqen që të përfitojnë që të shfrytëzojnë fuqinë që u jep detyra.

Përgjegjësia e kryeministrit është për qëllimet dhe objektivat e shpallura dhe jo të pashpallura individuale, që janë të fshehta dhe të ulëta. Mbajmë përgjegjësi për mënyrë si reagojmë për shfaqjen e shkeljes së ligjit dhe parimit të përbashkët. Ne do të mbanim përgjegjësi në rast se do të isha dhe ishim të pavendosur ndaj shfaqjes së shkeljes së ligjit ndaj cilido në rrethin e kësaj force qeverisëse” tha ai.

Gjatë fjalës njoftoi se sekuestrimi i kateve pa leje të pallateve në mes të Tiranës ka dhënë frytet e para edhe pse asnjë prej ndërtuesve nuk është arrestuar apo proceduar si një qytetar i thjeshtë në cepin më të largët të vendit.

Konfiskimet e pallateve, të shtesave të paligjshme që u bë një zhurmë e shoqëruar edhe me shumë hamendësime dhe me shumë shpifje dhe më vjen mirë t’ju them se ka filluar arkëtimi i parave në arkën e shtetit nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit.

Janë arkëtuar 3.5 milionë euro deri tani nga pesë objekte dhe janë katër objekte të tjera që pritet që të vazhdojnë pagesat dhe presin vetëm nga nëntë objektet e para 10.5 milionë Euro në arkën e shtetit për cdo metër katrorë pa leje. Janë edhe 15 objekte të konfiskuara në proces” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit