Edi Rama gjatë fjalimit të tij vjetor është shprehur se dhe këtë vit e mbyllëm vitin me opozitë të dobët.
“Aty është një federatë palësh që bashkohen dhe ndahen, nuk e di si do të zhvillohet më tutje ngjarja në atë anë, por për mua nuk ka asnjë surprizë. Është një proces shpërbërje që nuk kthehet mbrapa duke bërë ngjitje artificiale, copash, të cilat nuk i lidh asgjë tjetër veç interesit për karrigen, asnjë vizion dhe asnjë qëllim. Asnjë lloj lidershipi. Është një shpartallim që sipas meje do të vazhdojë. Dhe më vjen keq për këtë” tha ai.
Rama gjithashtu ka ironizuar kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha duke thënë se nga ai nuk pritet asgjë e re.
“Lulzim Basha nuk dihet se ku është, unë mund t’ju them se ku është jo gjeografikisht them së në këtë orë është duke fjetur por edhe po të zgjohet nuk besoj se mund të presim ndonjë gjë të tre, të tjerët janë ata që janë kështu që mos mërziten” u shpreh kryeministri.