Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se hetimet për Ilir Beqajn nuk kanë lidhje me qeverinë dhe se tani është në duart e drejtësisë.
“Ilir Beqja në sekondën që u vu nën një akuzë iku nga detyra, që të jemi të qartë. Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që për ta bërë të qartë për publikun nuk menaxhon fonde të BE-së, të asnjë donatori.
Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë, fondet nuk kalojnë fare në këtë zyrë, por entitetet e tjera që kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër, sepse zyra nuk merr fonde nga BE.
Çështja në fjalë nuk ka fare lidhje e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën e drejtësisë. Unë ju them përgjigjen që është e njëjta; është punë e drejtësisë, të vazhdojë drejtësia. Kur dikush merret në hetim nuk është provë faji, ka gjykatë dhe procese” tha ai.
“Futja, oferta nuk ka rëndësi”! Dalin në “shesh” përgjimet e Ilir Beqajt: Ky mor burrë…