Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka bërë një koment në lidhje me hetimet e reja që kanë nisur nga SPAK për Ilir Beqajn.
Në një reagim në “X”, Tabaku shkruan se sipas saj, “miti se qeveria socialiste është e pastër teksa ish-ministrat janë nën akuzë për korrupsion nuk tingëllon aspak e vërtetë”.
“John F. Kennedy përsëriste shpesh se ‘Armiku më i madh i të vërtetës nuk është gënjeshtra…por miti” Miti se qeveria socialiste është e pastër teksa ish-ministrat janë nën akuzë për korrupsion nuk tingëllon aspak e vërtetë.
Gjithashtu Tabaku ka shprehur se ministrat e korruptuar reflektojnë sistemin.
Llogaridhënia nuk është selektive! Ministrat e korruptuar reflektojnë sistemin. Kur ato akuzohen për korrupsion janë dëshmitarë të sistemit. Një qeveri që s’ka gisht në “përgjegjësinë personale” nuk justifikohet, ajo parandalon, mbikqyr dhe lufton korrupsionin!”, shkuan Tabaku.
Ka qenë vetë Jorida Tabaku ajo e cila në vitin 2016, kallëzoi në Prokurori Beqajn duke e akuzuar atë se kishte ndryshuar kriteret për të favorizuar mikun dhe klientin e tij “Delta Farma”.