-sidi education-spot_img
30.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një model ekonomik

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me rreth 50 biznese gjermane, në një aktivitet të organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung, ku diskutoi mundësitë për investime në Shqipëri.

Gjatë takimit, Tabaku theksoi se Shqipëria duhet të kalojë në një model ekonomik që prodhon vlerë dhe tërheq investime cilësore, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Europian është i mundur vetëm me një ekonomi të shëndetshme.

“Shqipëria nuk mund të vazhdojë me këtë model ekonomik. Duhet të kalojmë drejt një modeli tjetër – një modeli që prodhon vlerë, që mbështet industrinë dhe që tërheq investime produktive, të cilat sot mungojnë. Integrimi në Bashkimin Europian është i mundur vetëm kur ekonomia e vendit mbështetet në një bazë solide dhe kur kemi investime që krijojnë punë të qëndrueshme dhe industri të forta. Nuk mund të shpresojmë për zhvillim me investime që nuk krijojnë vlerë dhe që nuk lidhin Shqipërinë me zinxhirët europianë të furnizimit. Rruga e vetme për të avancuar është tërheqja e investimeve që ndërtojnë një ekonomi të qëndrueshme, që krijojnë mundësi për punë të mirëpaguar dhe që kontribuojnë në rritjen e produktivitetit të vendit,” u shpreh Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit