Prokuroria e Posaçme ka mbledhur disa prova gjatë hetimit pasuror për ish-ministrin Ilir Beqja. Në dosje rezulton se njeriu i besuar i socialistit është Ermal Kurtulaj. Këtë person rezulton sipas dosjes se e ka njohje të hershme dhe se lëviz me makinën në emër të tij. Ky është personi që menaxhon edhe një restorant në Tiranë, pas të cilit dyshohet se fshihet Beqja.
“Gjate hetimeve ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencise (SASPAC) shtetasin Ilir Beqaj, tē cilat datojnë që në kohen kur shtetasi llir Beqaj ka qenë ortak i shoqërisë Intech+ duke vazhduar më pas në vitin 2015 nẽ FSDKSH ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetē shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas më krijimin e käsaj agjencie, si i punësuar nẽ projektin Eusair Facility Point.
Po ashtu rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyre tē vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jashtē vendit, i cili rezulton te jete nẽ pronësi tē shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund te jetë pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj. Automjeti rezulton te jeté bleré në 06.09.2019 dhe shtetasi Ilir Beqaj nẽ até kohé ka qenë deputet I Republikes së Shqiperisë.
Sipas te dhénave të marra nga sistemi online i DPSHTRR-sẽ rezulton se sipas procesit automatik të amortizimit te vleres sẽ mjetit date 01.02.2020 vlera e mjetit ështe 1.340.790 leke. Fakt i cili tregon se mjeti ështe blerë mbi kete shumë. Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba rezulten se ky mjet ka marë 3 gjoba ku i pranishëm ka qënë Arben Dani, si dhe gjoba e fundit me date 12.12.2023 rezulton e vênê nễ momentin kur mjetin e ka patur nẽ përdorim llir Beqaj parkuar para SPAK (sipas keqyrjes nga interneti, mediat)” thuhet në dosje.
Përgjimet/ SPAK: Ja si e fshehu dhe kontrollonte Beqja restorantin në Tiranë