-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiunë të Izraelit? Irani ekzekuton 4 persona

Kryesoret

Katër iranianë tre burra dhe një grua janë ekzekutuar të premten, pasi akuzoheshin se spiunonin për Izraelin, raportoi agjencia e lajmeve Mizan.

Wafa Hanareh, Aram Omri, Rahman Parhazo dhe Nasim Namazi, u akuzuan dhe u gjetën fajtorë për “armiqësi kundër Zotit dhe për korrupsion në Tokë”, gjoja për shkak se kishin bashkëpunuar me inteligjencën izraelite, Mossad, raportoi të premten Mizan, e cila është e afërt me gjyqësorin iranian. Ata ishin dënuar me vdekje në shkurt 2023.

Rrjeti Kurdistan për të Drejtat e Njeriut tha se, sipas një familjari të njërit prej katër të burgosurve, dënimet me vdekje u zbatuan edhe pse avokatët e tyre kishin shtruar kërkesë për rigjykim në gjykatën e njëjtë dhe se kishin nisur një peticion, po ashtu, në Komisionin për Amnisti dhe Mëshirë.

“Gjatë rishikimit të ankesave të tyre, të burgosurit u dërguan në izolim në Teheran, ku u ekzekutuan, mbase si një shenjë hakmarrjeje ndaj Izraelit”, tha familjari.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar autoritetet iraniane për torturimin e tyre në burg.

Ndërkohë, organizata për të drejtat e njeriut me bazë në Norvegji, Hengaw, e dënoi ekzekutimin e tyre dhe i bëri thirrje komunitetit global të reagojë, duke thënë se ndëshkimi i tyre “jo vetëm që ishte shkelje e qartë e të drejtës për të jetuar dhe e dinjitetit njerëzor, por edhe shpërfillje e madhe e ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve të të drejtave të njeriut”.

Ata u ekzekutuan pak pasi u vra Razi Musavi, komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në Siri, duke nxitur thashetheme për motive të mundshme hakmarrëse./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit