Rohan Dennis, dy herë kampion bote në çiklizëm gjatë viteve 2018 dhe 2019, është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.
33-vjeçari është vënë dje në pranga në Adelaide, ku edhe jetonte, teksa mediat atje bëjnë me dije se Dennis ka përplasur qëllimisht bashkëshorten e tij me një makinë të familjes, pranë shtëpisë ku jetonin.
Hetuesit mblodhën prova që shtojnë dyshimet se çiklisti e ka vrarë qëllimisht ish-bashkëshorten, duke qenë se prej kohësh kishin mosmarrëveshje.
Melissa Hoskins, gjithashtu ish-çikliste, përfundoi në spital me plagë të rënda dhe nuk ia doli të mbijetojë, teksa fillimisht Dennis u hetua për drejtim të pakujdesshëm të makinës.