-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti te “5Pyetjet.al”: Serbia po përgatit 350 trupa për t’i hedhur në Kosovë

Kryesoret

Kosova e ka mbyllur vitin 2023 mes shumë tensioneve dhe sulmeve. Kulmi ishte në 24 Shtator në Banjskë ku u vra një efektiv i policisë nga serbët. Vitin që po mbyllet e analizuam te “5Pyetjet.al” me ekspertin e sigurisë Bedri Elezi në një intervistë në “Skype”. Ai tha se Serbia me Rusinë nga pas nuk ka hequr dorë nga destabilizimi.

Viti 2023 ishte mjaft i rëndë në Kosovë, sidomos në 24 Shtator në Banjskë. Moska është e interesuar për destabilimin e Ballkanit. Ishte një fat i mirë që policia e Kosovës bashkë me KFOR-in e menaxhuan situatën” tha ai.

Por çfarë do të ndodhë në 2024-ën? Elezi u shpreh se 350 trupa po përgatiten nga Serbia për t’u futur në Kosovë për të kryer sulme terroriste.

Kemi edhe konfirmimin e NATO-s që këto kërcënime janë reale. Kosova është e ekspozuar nga një kërcënim real. Dyshohet se dy baza në Serbi janë duke u trajnuar mbi 350 persona për t’u përdorur në Kosovë për aktivitete të dhunshme.

Akte dhune. Kemi dyshime serioze se brenda Kosovës në enklava me armatime ushtarake që mund të përdoren në veri të Kosovë dhe më pas në enklava të tjera. Presim grupe terroriste kriminale në veriun e Mitrovicës.

Serbia ka mbi 40 baza afër Kosovës, këto do të mbështesnin aktivitetin e këtyre grupeve kriminale. Forcat serbe janë në gatishmëri në kufi për të ndihmuar grupet terroriste që mund të futen në Kosovë” tha ai.

Më tej, Elezi u rikthye edhe tek vrasja e Liridona Ademajt për të cilën renditi pistat që po hetohen nga policia e Kosovës. “Janë duke u hetuar tre pista. E para se e ndjera ishte objekt i një përfitimi material nga sigurimet.

E dyta është që e ndjera mund të ketë mbartur sekrete dhe e treta orientimi seksual që mund të ketë pasur partneri i saj. Telefoni i Naim Murselit është dërguar për t’u hapur për të gjetur dhe rikthyer komunikimet që dyshohet se i kishte fshirë” tha ai.

Vrasja që tronditi Kosovën në 2023-shin/ Eksperti te “5Pyetjet.al”: Tre pista për Liridonën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit