-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim: Më 2024 do të lëshojmë më shumë satelitë dhe prodhojmë më shumë armë bërthamore

Kryesoret

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do t’i lëshojë edhe tre satelitë të tjerë spiunë ushtarakë, se do të prodhojë më shumë materiale bërthamore dhe dronë luftarakë modernë gjatë vitit 2024, raportuan mediet shtetërore të dielën.

Ai ka bërë thirrje për gatishmëri “të jashtëzakonshme” për luftë për t’u ballafaquar me vendimet konfrontuese të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, sipas medieve shtetërore.

Fjalët e Kimit, që i bëri gjatë një takimi të rëndësishëm të partisë së tij për t’i caktuar synimet për vitin e ardhshëm, lënë të kuptohet se ai do ta rrisë testimin e armëve para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.

Vëzhguesit thonë se Kimi beson se rritja e kapaciteteve bërthamore do t’ia japë atij një tjetër mundësi për ta thirrur një samit të madh diplomatik me SHBA-në, për të siguruar zbutjen e sanksioneve, nëse ish-presidenti Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit pesëditor, i cili mbaroi të shtunën, Kimi tha se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre kundër Koresë së Veriut, kanë qenë të papara gjatë këtij viti, duke e shtyrë Gadishullin Korean buzë luftës bërthamore, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KCNA.

“Gjendja e rëndë na kërkon që ta përshpejtojmë punën për të siguruar kapacitete të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur luftës dhe gatishmëri të plotë dhe të përsosur ushtarake për ta mposhtur çfarëdolloj provokimi nga armiqtë”, tha Kim, sipas KCNA.

Javë më parë, Koreja e Veriut e lëshoi në det raketën Hëason-18 ICBM gjatë një stërvitjeje që kishte për qëllim t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për hapa konfrontues. Si arsye për këtë, Koreja e Veriut e përmendi një takim të vonshëm mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për të biseduar për frenimin e planeve të saj bërthamore./ REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit