Vetëm 6 orë. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka dhënë leje Fredi Belerit që të dalë disa orë nga qelia për shkak se i ka ndërruar jetë gjyshja.
Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë i shoqëruar nga forcat e policisë do të lejohet që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshes dhe më pas do të rikthehet në qeli në paraburgimin e Durrësit.
Të gjitha kërkesat e tjera për të dalë për t’u betuar janë rrëzuar për Belerin, por në këtë rast për ceremoninë mortore është lejuar. Prej 12 Majit ai është arrestuar për blerje votash.