Data 1 janar ka një rëndësi të madhe për futbollin europian, merkato e dimrit do të jetë zyrtarisht e hapur dhe me të priten shumë tratativa “pikante”.
Interesi më i madh shkon tek yjet e futbollit të cilët hynë në 6 muajt e fundit të kontratës me ekipet përkatëse, dhe janë të lirë të negociojnë me çdo klub për të ardhmen e tyre.
Padyshim emri më i lakuar ndër ta është ai i Kylian Mbappe, me kampionin francez që ka trazuar jo pak ujërat e merkatos në dy sezonet e fundit.
Real Madrid mbetet i interesuari dhe favoriti kryesor për të firmosur me yllin e Francës dhe PSG-së, sidomos kur flitet për një transferim me parametër zero.
Por një interes të lartë gjatë kohëve të fundit kanë shfaqur dhe ekipet e Premier League, me Manchester City-n dhe Liverpool, që do dëshironin me çdo kusht të kishin në radhët e tyre një “diamant” të futbollit si Mbappe.
Duke u rikthyer pak tek situata e Real Madrid, për momentin kanë “probleme” të tjera për të zgjidhur, pasi dhe në radhët e tyre ka lojtarë të klasit botëror që mund të largohen në verë.
Bëhet fjalë për ikonat e mesfushës, Luka Modriç dhe Toni Kroos.
Gjermani paralajmëroi një largim nga kryeqyteti spanjoll sezonin e kaluar madje një tërheqje përfundimtare nga futbolli i luajtur, por kohëve të fundit duket se ka ndërruar mendje dhe ka shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën e tij në Madrid.
Modriç nga ana tjetër duket se është pothuajse e sigurt për një lamtumirë në fund të sezonit, pasi kërkon ta mbyllë karrierën si një lojtar i cili ende mund të mbajë mbi shpatulla rolin e titullarit.
Emra të mëdhenj vinë dhe nga Italia, si mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot, për të cilin ka një interes konkret nga disa klube të Premier League.
Një listë e gjatë e lojtarëve të cilët janë në skadim të kontratës me klubet e tyre ku përfshihen dhe emra të rëndësishëm si:
Kylian Mbappé (PSG)
Luka Modric (Real Madrid)
Toni Kroos (Real Madrid)
Koke (Atletico Madrid)
Adrien Rabiot (Juventus)
Olivier Giroud (Milan)
Felipe Anderson (Lazio)
Piotr Zielinski (Napoli)
Rui Patricio (Roma)
Thiago Alcantara (Liverpool)
Anthony Martial (Manchester United)
Marcus Rashford (Manchester United)