-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga SHBA, te BE dhe Rusia/ Gjysma e planetit voton në vitin 2024

Kryesoret

Gjysma e planetit do të shkojë në votime në vitin 2024 me 76 vende që kanë planifikuar për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm zgjedhje parlamentare ose presidenciale që do të iniciojnë ndryshime të mëdha në vende si SHBA, Britania ose do të konfirmojnë status quo-në, si në rastin e Rusisë. Me rreth katër miliardë votues që pritet të shkojnë në votime vitin e ardhshëm, fokusi, sipas AFP, është në pesë zgjedhje të rëndësishme.

Trump-Biden
Më 5 nëntor 2024, dhjetëra miliona amerikanë do të zgjedhin presidentin e tyre të ri ose do ta mbajnë Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë edhe për katër vjet të tjera derisa të mbushë 86 vjeç. Sondazhet e përsëritura tregojnë se shumica e votuesve e konsiderojnë Bidenin e prirur për gabime, shumë të vjetër për të udhëhequr vendin, megjithëse sfiduesi i tij më i mundshëm deri më tani, ish-presidenti Donald Trump, nuk i shmang rrëshqitje të ngjashme verbale në moshën 77-vjeçare.

Putin kërkon një mandat të ri gjashtëvjeçar
Vladimir Putin do të kërkojë një zgjatje gjashtëvjeçare të sundimit të tij 24-vjeçar në zgjedhjet presidenciale të marsit të Rusisë. Në vitin 2020 ai ndryshoi Kushtetutën ruse, që i lejon atij të mbajë frenat në duart e tij deri në vitin 2036, pra më gjatë nga Joseph Stalin.

Spektri i populizmit në zgjedhjet evropiane
Në Europë, më shumë se 400 milionë votues do të thirren në qendrat e votimit në qershor për zgjedhjet europiane, të cilat pritet të fokusohen dhe përcaktohen nga tema e nxehtë e emigracionit. Fitorja e Geert Wilders në zgjedhjet holandeze në nëntor u dha krahë politikanëve populistë të ekstremit të djathtë në Evropë përpara zgjedhjeve evropiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit