-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza klimatike dhe luftërat shënuan vitin 2023, çfarë pritet nga Viti i Ri?

Kryesoret

Temperaturat e paprecedenta, kriza klimatike ose fillimi i epokës së panikut global, Inteligjenca Artificiale në jetën e përditshme të njerëzve, numër i paprecedentë i të zhvendosurve dhe luftëra pa fund të dukshëm në Rripin e Gazës dhe Ukrainë.

Popullsia e botës – e cila tani i kalon tetë miliardë – po përgatitet të festojë ardhjen e vitit të ri, me shpresën se do të sjellë një ulje të kostos së lartë të jetesës dhe përfundimin e luftërave. Në Sydney, i vetëshpallur “kryeqyteti botëror i Vitit të Ri” më shumë se një milion njerëz pritet të festojnë në bregdetin e qytetit.

Në vitin 2023, bota përjetoi “Barbie Mania”, filloi të familjarizohej me mjetet e Inteligjencës Artificiale dhe në vitin që po largohet, u bë transplanti i parë i një syri të tërë. India u bë vendi me popullsinë më të madhe, duke rrëzuar Kinën nga froni. Ky ishte gjithashtu vendi i parë që zbarkoi një anije kozmike në rajonin e paeksploruar të Polit Jugor të Hënës.

Por mbi të gjitha, viti 2023 do të shënohet nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor – dhe hakmarrja e pamëshirshme e Izraelit. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afro dy milionë banorë të Rripit të Gazës – rreth 85% e popullsisë – janë zhvendosur që nga fillimi i luftës. Në Ukrainë, ku pushtimi rus po i afrohet përvjetorit të dytë, shpresa mbizotëron pavarësisht valës së re të sulmeve ruse. Disa në Rusinë e Vladimir Putinit janë të lodhur nga lufta.

Përveç zgjedhjeve ruse, mbi katër miliardë njerëz në botë do të thirren në votime, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, zgjedhjet e Bashkimit Evropian, Indi, Indonezi, Meksikë, Afrikën e Jugut, Venezuelë dhe natyrisht në SHBA, ku demokrati Joe Biden 81 vjeç dhe republikani Donald Trump 77 vjeç, pritet të përballen sërish nëntorin e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit