Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona.
Një vendim i tillë ka ardhur me qëllimin për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv në qytetin italian dhe do të hyjnë në fuqi nga qershori.
Përdorimi i altoparlantëve është ndaluar pasi ato mund të “sjellin konfuzion dhe shqetësime”, thuhet në deklaratë.
Mbi-turizmi njihet gjerësisht si një çështje urgjente për Venecian, një nga vendet më të vizituara në Evropë.
Për këtë arsye, në shtator, Venecia miratoi një tarifë prej 5 € (4,30 £; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë.