-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2023 dhe statistikat për Kosovën

Kryesoret

Rritje e ulje pagash. Rritje e çmimeve. Rritje e pranisë së NATO-s në Kosovë. Rritje e sulmeve ndaj gazetarëve. Rritje e numrit të grave të vrara nga familjarë të tyre.

Shumë ditë të vitit 2023 shtynë ekipin e Radios Evropa e Lirë të përpilojë dhjetëra grafika me statistika që ilustronin ndodhitë në Kosovë.

Por, shumë gjëra mbetën edhe pa u thënë. Për shembull, u raportua për rënie të prodhimit të energjisë elektrike dhe rritje të konsumit, por jo edhe për pajisjet që përdoren për shpenzim të energjisë elektrike nëpër shtëpi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), pajisja elektrike më e shpeshtë nëpër shtëpitë në Kosovë është televizori, ndjekur nga thithëset elektrike e tharëset për flokë.

Ngjashëm si në dimrat e kaluar, pritet që edhe sivjet çmimi i faturave të energjisë elektrike të jetë i paparashikueshëm dhe kosovarët këshillohen ta kursejnë rrymën.

Por, nuk është vetëm energjia elektrike që tani kushton më shtrenjtë. Pothuajse të gjitha produktet u shtrenjtuan ndër vite, sipas të dhënave të ASK-së.

Përkundër rritjes së çmimeve, numri i personave që përfitojnë nga skemat sociale, ishte në rënie gjatë këtij viti./ REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit