-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti i SPAK-ut! Karamuço te “5Pyetjet.al”: Dosjet u hapën, prokurorët mund të sulmohen

Kryesoret

2023-shi mund të cilësohet pa asnjë dyshim si viti i SPAK-ut. Shumë zyrtarë të arrestuar, të tjerë të shpallur në kërkim dhe shumë të tjerë në hetim. Vitin e mbylli masa e gjykatës së posaçme për Sali Berishën që e mbylli në arrest shtëpie.

Por çfarë do të ndodhë në vitin që po vjen? Eksperti Ervin Karamuço në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” u shpreh se drejtësia e re duhet të mbrohet me kujdes sepse nga kërcënimet mund të kalohet në fazën tjetër, të sulmeve ndaj tyre.

Kemi pasur vitin e SPAK-ut. Një SPAK që është hapur në disa dosje të niveleve të larta. Na është dukur e habitshme sepse kemi pritur 33 vite. Të shikojmë vitin tjetër si do të rezultojnë këto. Pasi nga përballja do të kalojmë tek dënimi sepse atëherë mund themi se SPAK-u ka kryer një punë të plotë.

SPAK-u është riaktivizuar fuqishëm, është me potencial të plotë. 2024-ta do të ketë intensifikim të punës, do të goditen jo vetëm politikanët në hetim por edhe krimi i organizuar që ne i njohim si emra, por deri më sot nuk kemi parë një akuzë të ngritur. 

Mendoj që intensifikimi i këtyre hetimeve do të çojë deri diku edhe në përplasje, deri tani janë në fazën e kërcënimit, por mund të kemi kërcënime reale, pse jo edhe sulme.

Duhet të jemi të përgatitur për mbrojtjen e këtyre prokurorëve, agjentëve të BKH-së. Qeveria ka marrë masa për mbrojtjen nga Garda.

Niveli i krimit do të luhatet, por duhen shtuar kapacitetet, pasi aktet e krimit do të jenë shumë të sofistikuara” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit