Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botërore të çerek shekullit në vazhdim? Që nga krijimi i Euros, tek lufta në Kosovë dhe deri tek ndërrimi i pushtetit në Rusi, le të ndjekim në vazhdim një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme që lanë gjurmë.
Me shampanjë dhe tullumbace që lëshoheshin në ajër u festua fillimi i monedhës së re Euro në 1 janar 1999.
Bashkimi Evropian pati caktuar një vit më parë njëmbëdhjetë vendet që do të bashkonin monedhat e tyre në një të vetme. U desh të pritej deri në vitin 2002 që ato vende ta fusnin Euron në qarkullim në formë fizike. Me anëtarësimin e vendeve të tjera, në Eurozonë marrin pjesë tashmë 20 vende.
Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane votoi në tetor 1998 për të filluar procedurat e hetimit me qëllim shkarkimin e Presidentit Bill Clinton, pas disa muajsh debatesh rreth marrëdhënies së tij me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.
Votimi u nxit pas dy raundesh dëshmish të dhëna nga zoti Clinton. Në janar 1998, ai mohoi të kishte patur marrëdhënie seksuale me zonjën Lewinsky.
Në gusht, ndërsa ishte marrë në pyetje nga prokurori i posaçëm Kenneth Starr përpara një jurie të madhe, ai dëshmoi se ishte angazhuar në marrëdhënie të papërshtatshme me zonjën Lewinsky.
Ndaj Presidentit Clinton u ngritën akuza për shkarkim më 19 dhjetor 1998 për mashtrim të jurisë dhe pengim të drejtësisë. Gjyqi në Senat ndaj Presidentit Clinton filloi në 7 janar 1999 dhe zgjati katër javë./ VOA
Atikulli i plotë këtu.