-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E dua Realin”! Ancelotti: Brazili, Mbappe dhe “garda e vjetër”

Kryesoret

Në nisje të këtij viti Carlo Ancelotti ka fa folur për gjithçka pasi refuzoi Brazilin duke firmosur me Realin e Madridit deri në 2026-ën, shkruan AS.

“E dua Real Madridin dhe dua të rri këtu. Mund të rri këtu edhe pas karrierës si trajner. Kisha kontakte me Brazilin, natyrisht, por gjithçka kishte mbetur ‘stand-by’ pasi gjithmonë isha duke e pritur Real Madridin. Jam i lumtur të qëndroj këtu”, deklaroi tekniku italian para ndeshjes së nesërme me Mallorcën në La Liga.

Toni Kroos, Nacho e Luka Modrić kanë kontratë vetëm deri në fund të qershorit të këtij viti. “Ata mund të vendosin se çka duan të bëjnë. Ju takon atyre të vendosin, ua kemi dhënë të drejtën të vendosin vetë. E ardhmja është tashmë në rrugën e duhur me shumë talente dhe Endrick do të vijë shumë shpejt po ashtu” tha ai.

Ai u pyet edhe për Kylian mbappen, i cili nga vera e ardhshme do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin. “Nuk do të komentoj për këtë çështje. S’kam koment, ju duhet ta dini se ne nuk flasim për këtë”.

Merkato në janar? “Ne nuk po mendojmë të transferojmë ndonjë qendërmbrojtës në këtë moment. Ne i kemi Nachon dhe Rudigerin si qendërmbrojtës. Gjithashtu, i kemi edhe Tchouamenin e Carvajalin, të cilët mund të luajnë si qendërmbrojtës” tha Ancelotti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit