-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Radhë kilometrike pas festave, policia: Shoferë, bëni durim!

Kryesoret

Festimet po mbarojnë. Sot është dita e fundit e pushimit për administratën. Nesër rikthehen në punë. Nga Korça ku një pjesë e qytetarëve të Tiranës vendosën që të festojnë natën e ndërrimit të viteve po rikthehen në kryeqytet.

Kjo ka shkaktuar trafik të rënduar nga Pogradeci deri në Elbasan. Në hyrje të Elbasanit, por edhe në dalje në Bradashesh ka më shumë trafik. Policia u kërkon qytetarëve që të bëjnë durim. Nuk kanë munguar as aksidentet.

“Policia Rrugore e Elbasanit, masa shtesë për të lehtësuar qarkullimin për shkak të fluksit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Gjithashtu, në mbështetje të Policisë Rrugore, në terren, janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes. Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit