Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj në lidhje me tërmetin e fortë në Japoni që iu mori jetën 48 personave.
Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.
”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni.I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, tha Osmani.