-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ne jemi NATO”! KFOR-i tregon forcën në liqenin e Ujmanit (VIDEO)

Kryesoret

Pjesëtarët e KFOR-it nga kontigjenti Italian kanë kryer stërvitje në liqenin e Ujmanit. KFOR-i ka publikuar pamje nga këto stërvitje, të cilat janë kryer nga Lagunari Italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në Veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka deklaruar se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit. “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit