38-vjeçari, Erion Bali humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Itali për shkak se humbi kontrollin e mjetit pasi e zuri gjumi teksa drejtonte makinën. Erion Bali ishte babai i tre fëmijëve dhe kishte hapur një restorant në Itali të cilin e menaxhonte vetë.
Ai kishte shkuar në restorant për të kryer disa detyra dhe teksa kthehej në shtëpi u aksidentua për vdekje.
Bali jetonte në Kremone për më shumë se 20 vjet ku banorët e zonës e njihnin për një djalë shumë të edukuar dhe punëtor.
Miqtë, klientët dhe të afërm të 38-vjeçarit kryen homazhe në nder të tij. Sipas të dhënave që policia ka deklauruar deri më tani thuhet se Erioni e humbi drejtimin pasi po e zinte gjumi dhe ndaj humbi kontrollin dhe u përplas me parmakët çka i solli dhe vdekjen.