Milani mesa duket ka bërë një nisje të mbarë për vitin 2024 duke triumfuar Caligarin në San Siro me rezultatin e thellë 4-1.Milan shënoi dy gola në pjesën e parë përmes Luka Jovic (29’ dhe 42’) dhe në të dy golat asistoi francezi Theo Hernandez duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi.
Rossonerët shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke dhuruar ‘show’ për shikuesit.
Ishte talenti nga akademia Chaka Traore (50’) i cili shënoi për 3-0 me një goditje në mesin e portës.
Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, në listën e realizatorëve u fut edhe Rafael Leao (91’) që shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 4-1.
Pas kësaj fitoreje, Milani në fazën çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Sassuolo, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00.