Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis vendosi që vitin e ri ta fillojë me disa ndryshime të pjesshme në qeveri. Mediat greke njoftojnë se do të ketë emra të rinj në disa ministri.
Mitsotakis synon ndryshime rrënjësore në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve, pasi po mendon të rikthejë në këtë post ministrin aktual të Shëndetësisë, Michalis Chrysochoidis, duke shkarkuar Yiannis Oikonomou, si dhe zëvendësministrin Kostas Katsafados.
Në postin e ministrit të Shëndetësisë pritet të emërohet Adonis Georgiadis, ministri aktual i Punës. Në rast se Adonis Georgiadis do të zhvendoset, për postin e tij në Ministrinë e Punës janë duke u konsideruar deputeti Kostas Tsiaras, Domna Michailidou si dhe Vasilis Spanakis.
Mbledhja e kabinetit me ndryshimet e fundit është caktuar për datën 10 janar.