-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita bëhet gati, Krasniqi: Këtë vit do të kemi zgjedhje të parakohshme

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është i bindur se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë. Kreu i PDK-së u shpreh se fatkeqësisht 2023-ta është edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk ka përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë Kurti.

Sipas tij, Kosova ka një politikë të jashtme në “vdekje klinike”, ka stagnim në ekonomi, shëndetësia është në kolaps, sikurse ka degradim edhe në arsim e fusha të tjera. Krasniqi theksoi se rritja ekonomike që parashihet të jetë rreth 3.5 për qind për vitin 2023, është jashtëzakonisht e vogël për një vend si Kosova me kaq shumë sfida, sidomos post-pandemike.

“Është me e vogël sesa rritja mesatare ekonomike në kohën e viteve të para të pasluftës, kur ka qenë rreth 5 për qind, e ka qenë edhe në kohën e krizës më të madhe globale financiare (2008)”, deklaron lideri opozitar.

“Mbi të gjitha nën Qeverinë Kurti, për herë të parë ka ndodhur diçka që ka qenë e paparamendueshme: Kosova ka marrë sanksione nga Bashkimi Evropian, masa ndëshkuese konkrete, pezullim të rreth 300 milionë eurove të dedikuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, pikërisht për shkak të qeverisë dhe për shkak të kryeneçësisë, gabimeve edhe mashtrimeve të kryeministrit”, thekson Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit