Pas pak ditësh do të jetë 13 vjetori i 21 Janarit, demonstratës ku u vranë katër protestues. Kanë kaluar kaq vite dhe ka pasur disa hetime, por kush e qëlloi Aleks Nikën ende nuk është zbuluar. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se pas dy ditësh do të bëhet një tjetër ekspertim për predhën që vrau Aleks Nikën. “Pas dy ditësh do të niset për ekspertim në Itali predha për të konkluduar për elementë gjatë hetimit të kësaj çështje” tha ai.
Më pas Balla u ndal tek plotësimi i formularit të vetëdeklarimit të policisë nëse kanë përdorur dy aplikacionet SkyEcc dhe EnroChat. “Sa i përket formularit të vetëdeklarimit, të përdorimit apo jo, të një punonjësi të policisë, AMP-së apo gardës në dy aplikacionet që sipas Europolit rezulton të jenë përdorur nga grupe kriminale mendoj se kjo lidhet me kodin etik të policisë së shtetit.
Nëse nga hetimet na rezulton se një punonjës rezulton që të ketë pasur akses…Nesër është afati i fundit për vetë-deklarimin. Sikur bënë deputetët para disa vitesh për dekriminalizimin dhe gracka nuk doli pa peshq. Jam shumë i sigurt që edhe ky instrument i ri i garantimit të etikës do të ndahen rrugët përgjithmonë. Janë plot pa depozituar” tha ai.
Berisha fjalim në ballkon, Balla: Theu masën e arrestit! E papranueshme