-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti 2024 mund të sjellë temperaturat më të larta që kemi përjetuar ndonjëherë

Kryesoret

2024 mund të jetë edhe më nxehtë se viti 2023 që na befasoi sa u përket temperaturave dhe përpos këtij fakti, gjatë vitit që lamë pas, kemi dëshmuar ngjarje të klimës ekstreme dhe shpeshherë fatale, në të gjithë botën.

Kombinimi i ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu nga djegia e karburanteve fosile për energji, së bashku me shkatërrimin e pyjeve, plus faktorë tjerë si një El Niño i ngjarë natyror, kanë ngritur nxehtësinë rekord të vitit 2023, duke stuajtur shumë në komunitetin shkencor.

Kjo ka çuar në një debat mes disa shkencëtarëve të klimës lidhur me shpejtësinë e ngrohjes globale, e cila nisi të përshpejtohet në vitin 1970.

Kjo do të sugjerojë se 2024 ka një shans të mirë për të qenë më nxehtë se 2023, pasi fenomeni El Niño vazhdon të jetë më i ndikueshëm përgjatë pjesës së parë të vitit 2024. El Niño është një ngjarje natyrore që ndodh në oqeanin Paqësor. Ajo përfshin ngrohjen e temperaturave të ujit në sipërfaqen e oqeanit në zonën qendrore të Paqësorit.

Po në Shqipëri? Dr. Ani Bajrami, biologe shpjegon për Monitor se, është e vështirë të japim një prognozë të saktë duke marrë parasysh se klima është një sistem i kompleksuar dhe shumë faktorë ndikojnë në kushtet klimatike vjetore. Megjithatë, sipas saj, ndryshimet klimatike globale janë shoqëruar me rritjen e temperaturave mesatare të planetit.

Në disa raste, këto ndryshime mund të sjellin periudha më të nxehta në shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë. Një nga faktorët që mund të ndikojnë në klimën e një zone është edhe fenomeni i El Niño ose La Niña, përfundon ajo./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit