Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameroon sot ka vizituar trupat britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Cameroon në një intervistë për Reuters ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duke thënë se ajo që ka ndodhur në Veri është mjaft shqetësuese dhe se duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar që diçka e tillë të përsëritet dhe që të luftohet nëse diçka e tillë do të ndodh përsëri.
Kryediplomati britanik ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur që ka nevojë për stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe se Mbretëria e Bashkuar po e ndihmon me të gjitha këto. Ai ka thënë se ndalimi i atyre që cenojnë sigurinë e Ballkanit dhe krijojnë probleme në rajon është në interesin direkt kombëtar të britanikëve.
“Çfarë ka ndodhur këtu në shtator është ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri. Kosova është shtet sovran i pavarur që dëshiron stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe Britania po ndihmon me të gjitha këto dhe është e drejtë që ne e bëjmë.
Stabiliteti në Ballkan dhe siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që dëshirojnë të shkaktojnë destabilitet dhe të krijojnë probleme është në interesin direkt kombëtar të Britanisë dhe prandaj jam këtu, për të falendëruar trupat tona për punën që bëjnë dhe për të punuar me Qeverinë e Kosovës për t’i ndihmua ata me agjendën e tyre duke njohur faktin se ata janë një shtet sovran që meritojnë mbështetjen tonë derisa ata përpiqen për siguri dhe sukses”, ka thënë Cameroon.
Cameron i premtoi ndihmë Kosovës, Daçiç: Hipokrite, meritojnë dënimin më të ashpër