-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cameron i premtoi ndihmë Kosovës, Daçiç: Hipokrite, meritojnë dënimin më të ashpër

Kryesoret

Pas deklaratave të sekretarit të Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili vizitoj sot Prishtinën dhe premtoj se do të ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja, ka reaguar menjëherë dhe Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Daçiç u shpreh se deklaratat e Cameron janë “jashtëzakonisht hipokrite” dhe “meritojnë dënimin më të ashpër”.

“Ai nuk e tha asnjë fjalë për Albin Kurtin [kryeministrin e Kosovës] dhe të ashtuquajturën Kosovë që refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit për 11 vjet, e cila, ndër të tjera, u nënshkrua dhe u garantua në emër të Bashkimit Evropian nga britanikja Catherine Ashton”, tha Daçiç  për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Tanjug.

I cili shtoi se Serbia “do të vazhdojë të jetë një faktor konstruktiv në dialog”, por se ajo ka të drejtë “t’i mbrojë interesat e veta kombëtare dhe shtetërore dhe integritetin e vet territorial”.

Cameron: Do e ndihmojmë Kosovën në të gjitha mënyrat

“Unë do ta ftoja Cameronin, kur të kthehet në Londër, të dalë jashtë zyrës së tij dhe ta shikojë muralin që shfaq Britaninë me aleatët pas Luftës së Parë Botërore, ku Serbia dhe Belgjika shfaqen si vajza të vogla të varura nga fundet e Britanisë si mbrojtëse e tyre. Është koha, koleg Cameron, ta heqësh atë mural, që është histori, ose të mendosh për deklaratat e tua“, tha Daçiç.

Të enjten në Prishtinë, Cameron theksoi se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja.

Osmani falenderon Cameron për shtimin e trupave britanike në KFOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit