-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humb jetën foshnja shqiptare në Greqi, familjarët akuzojnë mjekët për…

Kryesoret

Një foshnje 15-muajshe ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në spitalin grek, Bodosakeio. Vogëlushi është dërguar me temperaturë të lartë në Klinikën e Pediatrisë në orët e vona të natës, rreth orës 23:00 dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë.

Sipas mediave greke ekspertiza-ligjore tregon se shkaku i vdekjes së foshnjës është një infeksion i rëndë aspirator. Pritet që të dali edhe konfirmimi nga analizat histologjike.

Autoritetet greke janë duke hetuar pretendimet e familjarëve të foshnjës të cilët thonë se ai shkoi në spital edhe dy herë të tjera, por mjekët vendosën që djali i vogël nuk kishte nevojë për shtrimin në spital dhe kështu ai u kthye në shtëpi.

Prindërit tregojnë se ata e kanë çuar për herë të parë vogëlushin mëngjesin e Vitit të Ri pasi ai kishte temperaturë të lartë. Ditën e nesërme po njësoj dhe sërish mjekët thanë se nuk kishte nevojë të shtrohej.

Hera e fundit që ata e çuan në spital ishte mbrëmja e së martës ku fatkeqësisht, foshnja nuk arriti të mbijetonte.
Varrimi i foshnjës do të bëhet në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit