Ish-lojtari i Kombëtares kroate, Nikola Kalinic ka nënshkruar për Hajduk Split deri në fund të sezonit në një marrëveshje ku do të përfitojë 1 euro.
Kalinic e filloi karrierën me Hajdukun, duke bërë debutimin e tij në sezonin 2005-06 dhe është rikthyer për një periudhë të tretë.
Ai do të jetë 36 vjeç të premten dhe ishte ende një lojtar i lirë.
Sulmuesi e përshkroi si “marrëveshjen më të lehtë” që kishte nënshkruar me klubin dhe konfirmoi pagën e tij.
“Nikola rikthehet me një qëllim, të ndihmojë Hajdukun të fitojë titullin pas 19 vitesh”, tha Mindaugas Nikolicius.
Skuadra është në krye të ligës kroate, gjashtë pikë më shumë se Rijeka, e cila ka një ndeshje më pak.
Kalinic ka luajtur në Premier League me Blackburn, Serie A me Fiorentinën, Milanin, Romën dhe Veronën dhe La Liga me Atlético Madrid.
Ai do të veshë fanellën me nr 9 që e ka pasur gjithmonë në Hajduk pasi Aleksandar Trajkovski hoqi dorë vullnetarisht dhe mori numrin 27, tha klubi.