Një tjetër shqiptar i vdekur në Itali. Viktima është 36-vjeç. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar pasi shqiptari nuk ishte paraqitur në punë. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili. “Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai.