Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, pre e së cilës kanë rënë një çift, të cilët po kalonin në rrugë, sapo dolën nga një bankë e nivelit të dytë në qytetit.
Në këtë moment atyre iu është afruar një person, i cili ka tentuar t’i grabisë nën kërcënimin e armës, por që kanë dështuar, pasi viktimat kanë bërtitur, duke detyruar grabitësin të futet në një makinë që e priste aty pranë dhe të largohen në drejtim të paditur.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila pasi ka marrë dëshminë e çiftit, ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj tentative grabitjeje.