Është identifikuar nga policia trupi i pajetë i gruas që u gjende ditën e sotme në zonën e plazhit të ri në Vlorë.
Bëhet fjalë për shtetasen R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga çfarë raporton policia dyshohet se 52-vjeçarja është mbytur aksidentalisht në det dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.