-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drifti mes qytetit dhe posti në “Tik Tok”, i kushtojnë shtrenjtë 21-vjeçarit nga Elbasani

Kryesoret

Një i ri nga Elbasani ka marrë një gjobë prej 400 mij lekësh nga policia, pasi ka bërë manovra të rrezikshme me makinë në zona të banuara.

Policia raporton se i riu ka bërë “drift” me makinë dhe më pas e ka postuar në “Tik Tok”.

“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “Tik-Tok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin “Aqif Pasha”, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Rrugore iu vendos masa administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit