-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lejuan dje targat serbe/ Kurti: Nëse Serbia bën shkelje me ne, do të veprojmë

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një reagim pasi dje qeveria ka marrë vendimin për të hequr letrat ngjitëse në automjetet me targa serbe që hyjnë në Kosovë, në bazë të rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria pranoi raport nga Policia e Kosovës se ka pasur zbatim të plotë, pa incidente dhe pengesa. Po Kurti paralajmëron se nëse do të ketë shkelje nga autoritetet e Serbisë të çfarëdo forme do të veprojnë.

“Në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2023, mbajtur më 27 dhjetor, pata kërkuar raportim lidhur me zbatimin e vendimit nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa RKS në territorin e Serbisë nga data 1 janar 2024. Nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje jemi njoftuar që kemi zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa. Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë. Ky vendim i yni nis të zbatohet me t’u publikuar në Gazetën Zyrtare.

Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë.”, shkroi Kurti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit